AMD zbuloi arkitekturat e reja grafike: Vega dhe Navi

Publikuar më: 15-03-2016

Roadmap-640x360AMD si për çudi ka vendosur të zbulojë një axhendë të kompanisë në zhvillimin e grafikave në një të ardhme të afërt. Saktësisht kompania ka emërtuar dy arkitekturat e reja,Vega dhe Navi, që do të debutojnë në 2017-tën dhe 2018-tën respektivisht.

Kjo axhendë u publikua në konferencën e zhvilluesve të lojërave. Konkretisht vetëm pak muaj nga debutimi i Polaris gjatë këtij viti AMD premton arkitekturën Vega në 2017-tën. Interesant është fakti se nëntitulli i Vega shkruan HBM2, një memorje e re e cila ishte premtuar me arkitekturën Polaris.

Gjatë një interviste një zëdhënës i kompanisë bëri të ditur se grafikat Polaris përkundër do të kenë memorjen HBM1 dhe ngërçi i vetëm qëndron tek mbështetja për memorjet jo më shumë se 4GB kur HBM2 ofron deri në 16GB.

Për shkak se memorjet e grafikave janë rritur bujshëm vitet e fundit, kjo do të ishte një disavantazh i grafikave Polaris. Konkurrenti i drejtëpërdrejtë i kompanisë, Nvidia, ka konfirmuar se disa pjesë të grafikave Pascal do të përdorin memorjen HBM2.

Të paktën dy grafika do të debutojnë nën titullin Vega: Vega 10 dhe Vega 11. Është po e njëjta strategji e cila do të ndiqet me Polaris 10 dhe Polaris 11.

Së fundit, grafikat Navi që do të mbërrijnë në 2018-tën, do të përmbajnë memorje të gjeneratës së re dhe teknologjinë e shkallëzueshmëria. Më shumë detaje do të mësojmë vitin e ardhshëm ndërsa një gjë është e qartë, Navi nuk do të përfaqësojë zëvendësuesin e Vega. (PCWorld Albanian)

AMD zbuloi arkitekturat e reja grafike: Vega dhe Navi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)