AMD ul çmimet e Radeon RX 460 dhe 470 përpara debutimit të Nvidia Geforce GTX 1050

Publikuar më: 25-10-2016

dsc00996-100675659-largeAkoma pa dalë në shitje kartat e reja grafike Geforce GTX 1050 dhe GTX 1050 Ti të Nvidia, AMD lajmëroi uljen e çmimeve për 2/3-tat e kartave grafike të serisë Radeon RX 400.

Duke filluar nga kjo javë Radeon RX 460 do të kushtojë 100 dollar ndërsa RX 470 nga 170 dollar. Këto çmime të reja përfaqësojnë një ulje me 10 dollar.

Kjo lëvizje e AMD në një moment kur Nvidia po kthen vëmendjen drejt kartave grafike me kosto nën 200 dollar. GeForce GTX 1050 dhe GTX 1050 Ti dalin në shitje ditën e sotme me kosto 110 dhe 140 dollar respektivisht.

Pavarësisht se nuk kemi testime të kartave të reja rreth performancën që ofrojnë, Nvidia thotë se GTX 1050 Ti është 40% më e shpejtë dhe 128% më efikase në konsumin e energjisë sesa Radeon RX 460. Vetëm koha do të tregojë nëse pretendimet e Nvidia janë të vërteta. (PCWorld Albanian)

AMD ul çmimet e Radeon RX 460 dhe 470 përpara debutimit të Nvidia Geforce GTX 1050
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)