AMD shtyn lançimin e procesorëve Zen, premton më shumë performancë se Intel Broadwell-E

Publikuar më: 18-08-2016

5922658523_229a265081_b-980x932Është shtyrë zyrtarisht lançimi i procesorëve AMD me arkitekturën e re Zen të cilët do të debutojnë vetëm në muajt e parë të 2017-tës. Procesorët të cilët duhet të ishin lançuar përgjatë tre mujorit të fundit të 2016-tës do të sjellin për herë të parë arkitekturën 14 nanometër në një procesor AMD.

Gjatë një evenimenti mbajtur në San Francisco, AMD hyri në detaje të arkitekturës së re duke treguar një demo krahasuese mes një procesori AMD me 8 bërthama dhe 16 procese dhe procesorit Intel Core i7-6900K po me 8 bërthama dhe 16 procese. Dhe rezultati ishte surprizë, procesori Zen tejkaloi në performancë atë të Intel.

Të gjithë e dinë e arkitektura Zen është një dizajn krejtësisht i ri i cili riparon pothuajse çdo gabim bërë nga AMD në të kaluarën me procesorët Bulldozer. AMD konfirmoi se procesorët e rinj do të kenë një hierarki të re të depos së memorjes ku ajo L3 do të zëvendësohet nga një L2.

Road-to-Zen_Architecture-Brief-11-980x552

Pavarësisht se AMD nuk ofroi detaje të frekuencës së procesorëve të rinj, disa testime të realizuara javën e kaluar dhe të publikuar në internet zbulojnë një shpejtësi 2.8Ghz normale dhe 3.2 Ghz Turbo.

Së fundi AMD prezantoi edhe një procesor dual për serverat Windows me një konfigurim prej 32 bërthamash dhe 64 procesesh me emrin e koduar Naples bazuar në arkitekturën Zen por pa ofruar detaje të performancës. (PCWorld Albanian)

AMD shtyn lançimin e procesorëve Zen, premton më shumë performancë se Intel Broadwell-E
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)