AMD sfidon linjën e proçesorëve Core i3 me APU-në e re desktop quajtur Godavari

Publikuar më: 29-05-2015

amd-a-series-godavari-100587907-largeDitën e enjte, AMD në heshtje të plotë bëri një lançim të bujshëm. Bëhet fjaë për APU-në(proçesor + kartë grafike) A10-7870K, një çip 137 dollarësh për kompjuterat desktop të cilin AMD e promovon si zgjedhjen më efektive dizenjuar për kompjuterat e lojërave.

Kompania i referohet këtij çipi si “Godavari”, i cili sjell një rritje të frekuencës krahasuar me çipin aktual A10-7850K me arkitekturën Kaveri. Këtë çip mund ta blini duke filluar që nga data 2 Qershor.

A10-7870K fuqizohet nga 12 bërthama kompjuterike, 4 janë proçesorike dhe 8 grafike. Frekuenca, krahasuar me paraardhësin, është rritur nga 3.7 Ghz në 3.9 Ghz ndërsa përshpejtimi i kësaj frekuence mund të shkojë deri në 4.1 Ghz. Edhe çipi grafik është përmirësuar nga frekuenca 720 Mhz në 866 Mhz. Për të implementuar këtë çip është i nevojshëm një motherboard FM2+.

amd-godavari-benchmarks-100587908-large

AMD ka shpallur në luftë me këtë çip një konfigurimi tjetër mjaft solid siç është Core i3 dhe karta grafike Nvidia GeForce GT740. Me rezolucion 1080p, AMD pretendon se A10-7870K mund të ofrojë deri në 35 frekuenca në sekond(fps) për lojën StarCraft “, 49 frekuenca në sekond(fps) për lojën DOTA 2 dhe 89 frekuenca në sekond(fps) për lojën 5×5 League of Legends.

Gjithashtu video loja Dirt Rally në rezolucionin 1080p numëron 40 frekuenca në sekond(fps). Natyrisht për një performance më të lartë AMD rekomandon një kartë grafike të dedikuar si modeli Radeon R7 250.

Ky çip i ri ofron mbështetje për teknologjitë specifike të AMD si Virtual Screen Resolution si dhe FreeSync. Gjithashtu ofron mbështetje për Direct X 12 (edhe në Windows 10), Vulkan dhe AMD Mantle. (PCWorld Albanian)

AMD sfidon linjën e proçesorëve Core i3 me APU-në e re desktop quajtur Godavari
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)