AMD Radeon RX 480: Karta e parë grafike me arkitekturën Polaris e cila kushton 200 dollar

Publikuar më: 01-06-2016

Raja-Koduri-SVP-of-Radeon-Technologies-Group-Shows-Off-The-Worlds-Firs...-640x426Ka mbërritur karta e parë grafike AMD e arkitekturës Polaris: Radeon RX 480. Por në vend që të sjellë një produkt të rangut të lartë e cila do të konkurojë me Nvidia GTX 1080 ose 1070, AMD RX 480 adreson një masë më të gjërë konsumatorësh me çmim prej 199 dollarësh.

Radeon RX 480 del në shitje më 29 Qershor dhe do të përmbajtë 36 njësi përpunimi të dhënash shoqëruar nga një memorje e shpejtë GDDR5 256bit me bandwidth 256GB/s.

RX 480 do të jetë i disponueshëm në dy variante: 4GB dhe 8GB. Nuk do të mungojë mbështetja për AMD FreeSync dhe videot HDR falë portave të ekrani 1.3/1.4 dhe HDMI 2.0b. Konsumi mesatar i energjisë llogaritet në 150 vat, që do të thotë më pak zhurmë dhe nxehtësi krahasuar me gjeneratën paraardhëse të grafikave.

Për përdoruesit normalë, karta grafike RX 480 do të jetë e aftë të luajë video lojëra në rezolucion 1440p njëkohësisht të ofrojë një eksperiencë bazike të realitetit virtual. Edhe pse AMD nuk dha shifra konkrete të performancës së kartës grafike, kompani tha se realiteti virtual i RX 480 lehtësisht mund të krahasohet me atë të një karte grafike 500 dollarëshe. (PCWorld Albanian)

AMD Radeon RX 480: Karta e parë grafike me arkitekturën Polaris e cila kushton 200 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)