AMD Radeon Pro Duo është karta grafike më e fuqishme në treg me kosto 1,500 dollar

Publikuar më: 15-03-2016

radeon-pro-duo-9-100650146-largeAMD zyrtarisht ka startuar luftën e realitetit virtual. Ditën e hënë kompania zyrtarisht ka prezantuar kartën grafike të dyfishtë Radeon Pro Duo me ftohës të lëngshëm. Kompania thotë se kjo është karta grafike më e fuqishme aktualisht në treg.

Realisht Radeon Pro Duo është një shkrirje të dy kartave Radeon R9 Fury X në një të vetme. Çmimi i saj do të jetë 1,500 dollar dhe ka po të njëjtin çmim me Radeon R9 295 X2. Kjo nuk është asgjë nëse e krahasojmë me kartën grafike të dyfishtë Nvidia Titan Z me kosto prej 3,000 dollar.dualfiji2-100592091-large

Një model standart Fury X përmban dy porta me hapësirë për 8 gjilpëra secila. Karta e re vë në funksion tre porta me 8 gjilpëra secila dhe konsum prej 450 vatësh.

Duke pasur në konsideratë se kemi të bëjmë me dy karta Fiji atëherë mund të prisni dyfishin e potencialit harduerik. E thënë ndryshe kemi të bëjmë me 8GB HBM RAM dhe 8,192 proçesorë stream.amd_radeon_pro_duo-100650166-large

Gjatë testimeve në një bord me proçesor Core i7-5960X shoqëruar nga 16GB RAM dhe Windows 10, Radeon Pro Duo është i jashtëzakonshëm. Në testimet 3DMark Fire Strike 4K, Radeon Pro Duo shënoi 6,211 pikë përkundër 5,121 të Radeon R9 295 X2 dhe 4,099 pikë të Nvidia GeForce Titan Z.

Edhe pse aktualisht kjo është karta grafike më e fuqishme, me shumë gjasa nuk do ta gëzojë për një kohë të gjatë këtë status. Nvidia po përgatitet të debutojë krafikat e saj Pascal në konferencën GTC. Ngjashëm me Polaris të AMD, gjenerata e re Pascal do të ndërtohet mbi arkitekturën 14 nanometër. (PCWorld Albanian)

AMD Radeon Pro Duo është karta grafike më e fuqishme në treg me kosto 1,500 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)