AMD prezantoi linjën e re të kartave grafike profesionale Radeon WX Pro, zëvendësohet FirePro

Publikuar më: 26-07-2016

radeon-pro-wx-7100-100673624-largeAMD po përgatitet të nxjerrë në shitje tre karta të reja grafike profesionale të cilat shënojnë fundin e linjës FirePro. Kompania bëri ditur ditën e Hëne se modelet Radeon Pro WX 4100, WX 5100 dhe WX 7100 do të jenë të bazuara në arkitekturën më të fundit Polaris dhe u dedikohen profesionistëve.

Kompania zgjodhi të mbante të fshehur specifikat dhe çmimin por imazhet e publikuara zbulojnë se AMD nuk do të vrapojë pas performancës siç bën Nvidia. Sipas zyrtarëve të kompanisë, Radeon Pro WX7100 do të ofrojë një performancë të kënaqshme për realitetin virtual.

Linja e re Radeon Pro WX është e orientuar më së shumti drejt tregut të kompjuterave tradicionalë të punës. Megjithatë AMD do të vijojë të ruajë linjën Radeon Pro e cila shërben si urë mes konsumatorëve individualë dhe atyre profesionalë.

Ky njoftim vjen vetëm pak orë pas debutimit të Nvidia Quadro P6000, një kartë grafike dedikuar profesionistëve dhe konkurrenti kryesor i Radeon Pro WX. (PCWorld Albanian)

AMD prezantoi linjën e re të kartave grafike profesionale Radeon WX Pro, zëvendësohet FirePro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)