AMD prezantoi APU-në më të fuqishme prodhuar gjer më sot, A10-7890K

Publikuar më: 01-03-2016

a107890k_eng-100647616-largeAMD sot theu rekordin e shpejtësisë së proçesorëve me grafikat të integruara falë APU-së së re, A10-7890K. Me një kosto prej 165 dollarësh, ky proçesor sjell një potencial të lartë grafik dhe performance tek kompjuterat e lojërava me kosto nën 500 dollar.

Është i bazuar në akitekturën Godavari dhe ka një fuqi prej 1.02 teraflops, duke rezultuar më i shpejtë sesa A10-7870K. Fuqizohet nga katër bërthama proçesorike me frekuencë 4.1 Ghz dhe tetë bërthama Radeon R7 me frekuencë 866 Mhz.

AMD Mar1 Desktop Processor Update - PRESS DECK - Legally Approved-page-006_575px

Për më tepër është i zhbllokuar që do të thotë se mund të rrisni frekuencën e bërthamave për më shumë performancë. Avantazhi kryesor i kësaj linje është integrimi i grafikave. Ndërsa tek modelet FX është e domosdoshme një kartë grafike diskrete, A10-7890K përmban çdo gjë që një adhurues i video lojërave ka nevojë.

Së bashku me A10-7890K, AMD po sjell edhe ftohësin Wraith i cili ofron një mënyrë shumë inovative për largimin e nxehtësisë nga proçesori. (PCWorld Albanian)

AMD prezantoi APU-në më të fuqishme prodhuar gjer më sot, A10-7890K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)