AMD prezantoi APU-në e re A8-7670K. Tjetër betejë me linjën Core i3

Publikuar më: 20-07-2015

amd-a-series-godavari-100587907-largePas një periudhe të gjatë stazhinimi, AMD po shfaq shenja jete. Këto shenja të para ishin me kartat grafike Radeon R9 Fury dhe Fury Y për të mos harruar edhe seritë e reja Radeon R300. Por kur bëhet fjalë për proçesorët kompania është shumë large pritshmërive.

Me shpresën për të luftuar në betejën e humbur ndaj linjës Core i3, pranë debutimit të Windows 10-tës, AMD ka prezantuar një proçesor të ri APU 118 dollarësh A8-7670K.

Ngjashëm me A10-7870K shfaqur në muajin Maj, proçesori A8 është ndërtuar për kompjuterat e video lojërave buxhetorë. Ky proçesor ka një frekuencë 3.6 Ghz një proçesor grafik me frekuencë 757 Mhz. A8-7670K gjithashtu ky dy bërthama grafike më pak se A10-7870K.

Përtej specifikave bazike, A8 ka pothuaj të gjitha teknologjitë që bart edhe A10-7870K përfshi edhe AMD FreeSync e cila premton të ofrojë 30 frekuenca në sekond në video lojërat si League of Legends, Dota 2 dhe Heroes of Storm.

Aktualisht, 30 frekuenca në sekond është shumë larg standartit prej 60 fps që po aplikohet ditëve sotme, por gjithashtu ngelet një performancë e varfër edhe kur e krahasojmë me modelin A10-7870K që përpunon 49 fps në Dota 2. (PCWorld Albanian)

AMD prezantoi APU-në e re A8-7670K. Tjetër betejë me linjën Core i3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)