AMD po tenton të joshë zhvilluesit e video lojërave me projektin GPUOpen

Publikuar më: 28-01-2016

radeon-r9-fury-100623423-largeDuke qenë mu në mes të konkurrencës së Nvidia dhe Intel, AMD po e ndjen sot më shumë se kurrë presionin. Në rangun e lartë kartat grafike të AMD kanë humbur jo pak beteja ndaj grafikave GeForce të Nvidia.

Në rangun e ulët Intel përpiqet të impresionojë me grafikat e integruara. Për këtë ditën e sotme AMD prezantoi projektin GPUOpen me shpresën për të zgjeruar kufinjtë e saj në dy frontet.

Me anë të këtij projekti, AMD po ofron për zhvilluesit kodin dhe specifikat e duhura për të nxjerrë maksimumin e performancës nga kartat grafike të kompanisë duke lënë në hije OpenGL dhe DirectX. AMD do të lejojë përdoruesit të programojnë direkt në API-në e saj që do të thotë më shumë kontroll mbi disa funksionalitete të proçesorëve grafikë, diçka që OpenGL dhe DirectX nuk e ofrojnë.

Zhvilluesit me këtë qasje, mund të arrijnë të nxjerrin performancë më të lartë sesa zakonisht me grafikat Radeon deri në atë të pikë sa të rivalizojnë edhe një kartë grafike më të kushtueshme të Nvidia.

Por nuk përfundon këtu e gjitha sepse zhvilluesit jo vetëm që do të përfitonin në performancë por do të kishin mundësi të kodojnë lojëra më kosto të reduktuar për kompjuterat dhe konsolat.

Kjo nuk është hera e parë që AMD tenton të josh zhvilluesit për ti larguar ata nga DirectX dhe OpenGL. Në të kaluarën, kompania braktisi Mantle, duke ofruar kodin për zhvilluesin Khronos për të ndërtuar në të ardhmen atë që njihet si Vulkan ose pasardhësin e OpenGL. (PCWorld Albanian)

AMD po tenton të joshë zhvilluesit e video lojërave me projektin GPUOpen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)