AMD po përgatitet të ndërtojë një mega çip për serverat dhe superkompjuterat

Publikuar më: 25-07-2016

id-2963175-amdo-100603612-large

AMD u shfaq si një ndër konkurrentët kryesorë të Intel një dekadë më parë në biznesin e proçesorëve për serverat ndërsa sot ky sektor i kompanisë qëndron mbi një fije peri. Tani AMD po përpiqet të rindezë motorët e këtij biznesi me bërthamën e re proçesorike që po vjen, Zen. Kompania planifikon të shkrijë një proçesor së bashku me një grafikë të fuqishme për të krijuar një mega çip.

Javën e kaluar shefja ekzekutive në detyrë Lisa Su u shpreh: “Ne besojmë se mund të kombinojnë një proçesor të performancës së lartë me një grafikë po aq të fuqishme.” Kjo deklarata ngjalli dyshimet e para për një kombinim të mundshëm mes bërthamave Zen me arkitekturën e re të grafikave AMD që do të vijë vitin e ardhshëm, Vega, për të ndërtuar një çip për superkompjuterat dhe sipërmarrjet.

“Është një sektor ku kombinimi i dy teknologjive në fjalë është terërisht e mundur,” vijoi ajo më tej. Megjithatë kjo nuk do të ishte hera e parë që AMD ndërton një mega çip. Konsola Xbox One është një shembull konkret i cili fuqizohet nga një çip ku në përbërje ka një proçesor tetë bërthamësh me emrin e koduar Jaguar dhe një grafikë Radeon.

Sot kartat grafike po shfrytëzohen si shoqëruesi perfekt i një proçesori në disa prej kompjuterave më të shpejtë në planet që përpunojnë detyra si modelimi i motit, parashkimet financiare dhe dizajnet e armëve. Sot Nvidia e ka pushtuar këtë sektor ndërsa AMD vuan me grafikat FirePro.

Por një mega çip do të ishte unik. Grafikat e performancës së lartë të Nvidia nuk kanë një proçesor. Proçesorët Intel dominojnë serverat por nuk ofrojnë një kartë grafike. Disa super kompjutera kombinojnë proçesorët Intel dhe AMD me grafikat Nvidia. (PCWorld Albanian)

AMD po përgatitet të ndërtojë një mega çip për serverat dhe superkompjuterat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)