AMD përgatit tre CPU Athlon II X4

Publikuar më: 27-07-2012
Edhe me gjithë këto debate rreth drejtimeve të reja si Trinity, Vishera dhe i gjithë koncepti rreth kompjuterit, disa po qëndrojnë ende tek AMD.
 
Në vitet e fundit, procesorët Athlon kanë qëndruar pak prapa në zhvillimin e kompjuterëve, por gjithsesi AMD po bën ende përpjekje të qëndrojë fuqishëm në tregun kompjuterik. CPU World raporton se kompania gjatë ditëve në vazhdim pritet të lansoj tre CPU të rinj Athlon II X4.
 
Ja disa nga specifikat të marra nga Ueb faqja e AMD-së:
 
  • Athlon II X4-730 – katër bërthamësh, 2.80GHz, 4MB L2 cache, 65W TDP
  • Athlon II X4-740 – katër bërthamësh, 3.20GHz, 4MB L2 cache, 65W TDP
  • Athlon II X4-750K – katër bërthamësh, 3.40GHz, 4MB L2 cache, 100W TDP
Pjesa tjetër e detajeve ende nuk bëhet e ditur: bota e CPU-ve ende nuk e di me saktësi se kur procesorët do të jenë gati për shpërndarje. Ueb faqja raporton se të tre procesorët do të jenë të bazuar në arkitekturën e AMD Piledriver, por me sa duket nuk do të kenë funksionalitet GPU-je. (PCWorld Albanian)
AMD përgatit tre CPU Athlon II X4
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)