AMD mban të gjallë markën Athlon të proçesorëve me prezantimin e X4 880K

Publikuar më: 02-03-2016

athlonx4_880k_eng-100647363-largeNë fillim të viteve 2000, proçesorët Athlon të AMD-së sillnin disa nga funksionalitetet më inovative të cilat Intel i endërronte ti kishte. Sot kjo markë akoma vijon të jetojë edhe pse reputacion i saj ka rënë goxha vitet e fundit. AMD shpreson që tja rikthejë shkëlqimin me akitekturën Zen gjatë këtij viti.

Ditën e djeshme AMD prezantoi Athlon X4 880K për desktopët e lojërave me kosto nën 500 dollar. Me një frekuencë bazë prej 4.2 Ghz, proçesori është i zhbllokuar dhe mund të përshpejtohet më tej. Ka një kosto prej 95 dollarësh dhe në brendësi përmban katër bërthama proçesorike. Vlen të përmendet se Athlon X4 880K shoqërohet nga një ftohës i përshtatur siç janë modelet Wraith prezantuar së fundi nga AMD.

AMD tani po përpiqet të rikthehet aty ku ka qenë më parë në të kalurën duke ringjallur markën Athlon por pa harruar edhe besnikët e saj që janë adhuruesit e lojërave.

Po ti kthehemi historisë mësojmë se në 2003-shin Athlon 64 ishte linja e parë e këtyre proçesorëve me instruksione 64Bit. Në 2007-tën marka Athlon identifikohej me kompjuterat buxhetorë ndërsa shkëlqimi i AMD-së filloi të humbiste kur zëvendësoi këtë markë me disa proçesorë të rinj për të adresuar sektorin e mesëm dhe të lartë të kompjuterave.

Athlon X4 880K është i bazuar në arkitekturën e vjetër Godavari ndërkaq mos prisni që ky proçesor të matet me modelet FX por nëse shoqërohet nga një kartë grafike e rangut të mesëm mund të ofrojë performancë me 60fps edhe në formatin 4K. (PCWorld Albanian)

AMD mban të gjallë markën Athlon të proçesorëve me prezantimin e X4 880K
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)