AMD hedh në treg APU-të e reja për konsumatorët e biznesit

Publikuar më: 30-09-2015

amdlogo-100609241-largeDitën e djeshme AMD hodhi në treg një linjë të re proçesorësh AMD për laptopët e biznesit të cilët janë të bazuar në arkitekturat Godaveri dhe Carrizo po që kanë disa funksionalitete shtesë sigurie dhe stabiliteti për bizneset.

Linja e re sjell proçesorin e ri AMD Pro A12 me frekuenë 3.4 Ghz. Që të gjithë proçesorët e rinj Pro janë APU që do të thotë se brenda tyre kombinohen proçesori dhe grafikat.

Modeli A12 integron 12 bërthama kompjuterike, 4 proçesorike dhe 8 grafike. Bërthamat grafika të këtij modeli janë të bazuara në teknologjinë e grafikave Radeon R7 me frekuencë 800 Mhz.

Ajo që i diferencon proçesorët e rinj krahasuar me modelet konvecionale është ajo që AMD e quan “Secure Processor”. Teorikisht ky funksionalitet i ri shton një nivel tjetër sigurie.

Sa i përket shitjes së këtyre proçesorëve, HP ka qenë prodhuesi i cili është favorizuar më së shumti. Aktualisht HP ka implementuar proçesorët AMD PRO në seritë EliteNook 725, 745 dhe 755 të HP. Ky proçesor gjendet edhe në brendësi të desktopëve Lenovo M79 dhe HP EliteDesk 705. Po ditën e djeshme HP prezantoi seritë HP EliteBook 705 G3 me proçesorët e rinj të AMD.

Këto laptopë biznesi peshojnë 1.2 Kg. Janë të disponueshëm ne tre variante në varësi të madhësisë së ekrani: 12. inç, 14.0 inç dhe 15.6 inç. (PCWorld Albanian)

AMD hedh në treg APU-të e reja për konsumatorët e biznesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)