AMD detajoi kartat e reja grafike Radeon Pro 400 të përdorura në laptopët MacBook Pro

Publikuar më: 28-10-2016

macbookcrop-800x450Pas prezantimit të modelit të ri të Apple MacBook Pro, AMD lançoi grafikat e reja të serisë Radeon Pro 400 të cilët do të jenë pjesë e laptopëve të Apple.

Kjo linjë fillon me tre anëtarë të rinj, Radeon Pro 450, Radeon Pro 455, Radeon Pro 460. Që të tre kartat grafike janë të bazuara në arkitekturën FinFET 14 nanometër Polaris.

AMD thotë se kartat e reja grafike kanë procesorin grafik më të hollë në botë prej 0.78 milimetër. Ndërsa kompania lavdëron aftësitë e grafikave të reja në përpunimin e të dhënave për krijuesit e përmbajtjeve, dizajnerët, fotografët, prodhuesit e filmave dhe inxhinierët, laptopët e rinj MacBook do të vuajnë një drejtim: performancën e video lojërave.

screenshot-from-2016-10-28-17-26-24

Specifikat e kartave grafike do të gjeni në uebsajtin e AMD-së ndërsa një panoramë të përgjithshme e jep tabela që kemi paraqitur më lart. Performanca e kartës “fillestare” Radeon Pro 450 përllogaritet në afro 1Teraflops.

Me fjalë të tjera është 55% më e ngadaltë sesa Radeon 460 në desktop dhe milje larg grafikave Pascal të Nvidia. Me 640 procesorë dhe bandwidth memorjeje prej 80GB/s, Radeon Pro 450 do të ketë performancën e një Radeon HD 7770 ose R7 250X. (PCWorld Albanian)

AMD detajoi kartat e reja grafike Radeon Pro 400 të përdorura në laptopët MacBook Pro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)