AMD akuzon Intel dhe SYSMark për manipulim të rezultateve të performancës së proçesorëve

Publikuar më: 20-01-2016

OLYMPUS DIGITAL CAMERAKjo javë ka filluar me akuza mes dy gjigandëve të prodhimit të proçesorëve, Intel dhe AMD. Ky i fundit akuzon rivalin se po përdor disa praktika të padrejta biznesi duke manipuluar rezultatet e performances.

AMD thotë se softueri i testimit të përformancës së proçesorit, SYSmark, u jep më shumë përparësi proçesorëve Intel dhe e krahasoi këtë akuzë me skandalin e emëtimeve të gazrave nga Volkswagen ku motorët me naftë ndryshonin performancën e tyre në momentin kur testoheshin.

Në një video 4 minutëshe e gjysëm me titull “E vërtetë apo Mit?” AMD ofron provat në dispozicion për akuzat e ngritura. U demostruan dy testime sistemesh të njëjta por njësi me processor Intel Core i5 dhe tjetri me processor AMD FX. Modeli Core i5 shënoi 987 pikë ndërsa modeli FX vetëm 659 pikë ose pothuajse 50 % më pak performancë sipas SYSmark.

Menaxheri i departamentit të inxhinierisë pranë AMD paraqiti një test të dytë atë me PCMark8 dhe diferenca në performancë mes dy sistemeve u reduktua në vetëm 7 %. Testimet vijuan edhe me një script ndërtuar posaçërisht i cili kryen disa detyra në Microsoft Office.

U vu re se kryerja e këtyre detyrave nga Intel u bë në 62 sekonda ndërsa nga AMD në 64 sekonda. Në 2011 AMD kishte fituar një betejë në gjykatë kundër SYSmark. Ndërkaq edhe pse AMD ka të drejtë se ekziston një diferencë e vogël në performancë për një pjesë të madhe të përdoruesve të kompjuterave, injorimi i rezultateve të SYSmark nuk është aspak e drejtë shkruante ARS Technica.

Për adhuruesit e lojërave, metodologjia e testimit të performancës së proçesorit është po aq e rëndësishme sa performanca e përgjithshme e tij. (PCWorld Albanian)

AMD akuzon Intel dhe SYSMark për manipulim të rezultateve të performancës së proçesorëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)