AMD akuzohet për mashtrim me numrin e bërthamave në proçesorët e arkitekturës “Bulldozer”

Publikuar më: 08-11-2015

AMD-to-Release-3-8GHz-FX-6200-Bulldozer-CPU-on-December-26-2(PCWorld Albanian) Një nga prodhuesit më të mëdhenj të proçesorëve kompjuterik është paditur në gjykatë për përdorimin e teknikave mashtruese në reklamimin e proçesorëve.

Më 26 tetor, AMD u padit në gjykatë për mashtrimin e përdoruesve lidhur me numrin e bërthamave që gjendeshin në proçesorët e saj të arkitekturës “Bulldozer”.

E thënë ndryshe AMD reklamonte një proçesor tetë bërthamësh i cili realisht kishte vetëm katër të tilla. Por si është e mundur diçka e tillë? Një proçesor tetë bërthamësh është i aftë të përpunojnë tetë detyra njëkohësisht. Sipas dokumentacionit të padisë mësojmë se praktikisht proçesorët tetë bërthamësh AMD kishin vetëm 4 të tilla funksionale dhe secila prej bërthama ishte vetëm gjysëm moduli.

Kjo do të thotë se për të formuar një modul të vetëm kombinoheshin komponentët e dy proçesorëve. Kështu duheshin dy bërthama për të përpunuar një detyrë në kohë reale.

Si rezultat i kësaj, proçesorët “Bulldozer” vuajnë nga degradimi i performancës dhe nuk janë në gjendje të përpunojnë tetë instruksione njëherazi siç mund të presim të gjithë nga një proçesor i vërtetë tetë bërthamësh.

AMD nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me padinë megjithatë me prezantimin e arkitekturës Zen, kompania po distancohet nga dizajnet modulare të proçesorëve. Bërthamat Zen përfaqëojnë një qasje më konvencionale duke implementuar nënbërthamat “Threads” ngjashëm me Intel HyperThreading.

Për ta mbyllur kemi frikë se AMD-së do ti duhet të paguajë një çmim të lartë për këtë mashtrim. Shpresojmë që kjo të mos dëmtojë konkurrencën.

AMD akuzohet për mashtrim me numrin e bërthamave në proçesorët e arkitekturës “Bulldozer”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)