Biznes

AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone do të fillojnë zyrtarisht ofrimin e shërbimeve 4G më 1 Shtator

May 27 2015
0 Shpërndarje

4g-lte-logoAutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se pas datës 1 Shtator do të fillojë ofrimi i shërbimeve 4G LTE në Shqipëri. Në fakt ky është afati që I duhet AKEP për të përgatitur spektrat në frekuencat 900/1800 Mhz përmes së cilave do të ofrohet ky shërbim.

U kemi vënë në dijeni gjithashtu për akordimin e liçensave 4G për operatorët AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile në muajin Mars, fituan dy të drejta përdorimi në frekuencat 900/1800 Mhz duke paguar  9 milion, 6.8 milion dhe 7.7 milion Euro dhe në total AKEP arkëtoi 23.5 milion për këto autorizime.

Por AMC dhe Vodafone u bënë pjesë edhe tenderit të dytë 4G këtë here në frekuencat 2600 Mhz ku secili prej operatorëve fituan katër blloqe 2×5 Mhz. Tashmë ne kemi një pyetje të thjeshtë: A do të mundësohet ofrimi i internetit 4G LTE edhe në frekuencat 2600 Mhz njëherazi me ato 900/1800?

Një gjë është e qartë. Së shpejti qytetarët shqiptarë do të kenë akses në internet super të shpejtë por mos harroni të siguroheni se keni një telefon që mbështet rrjetet 4G. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>