Ambicjet e Apple në industrinë e makinave fillojnë dhe mbarojnë në softuer

Publikuar më: 17-10-2016

apple-car-signApple kanë qenë shumë e rezervuar në informacion kur bëhet fjalë për iniciativën e tyre të makinave, i quajtur Projekti Titan. Por disa spekulime tani sugjerojnë se kompania është tërhequr nga ambiciet fillestare në mënyrë të konsiderueshme.

Sipas një raporti nga Bloomberg, kompania jo vetëm që nuk do të ndërtojë makinën e saj elektrike për të konkurruar me kompanitë si Tesla, por përkundër po përqendrohet në zhvillimin e një softueri vetë drejtues që mund ta vendosë në terren në bashkëpunim me prodhuesit aktual të makinave.

Mark Gurman dhe Alex Webb, të Bloomberg, shkruajnë se në muajt e fundit, mijëra pjesëtar të ekipit të makinës të Apple janë “ripozicionuar, hequr nga puna, ose kanë ikur me vullnetin e tyre.” Ekzekutivët e kompanisë kanë raportuar fundin e 2017 si afatin e fundit për të vendosur drejtimin final të projektit, me këtë ndryshim që thuhet se ka ardhur si pasojë e “muajve të tërë të mos rënies dakord mbi strategjitë, dyndjen e lidershipit dhe vështirësive me zinxhirin e furnizimeve.”

Apple e filloi projektin Titan në 2014, dhe kishte plane ambicioze për të tronditur industrinë e makinave, siç kishte bërë me industrinë e telefonave. Siç COO i Apple Jeff Williams tha në 2015: “Makina është pajisja mobile bazë, apo jo?” Megjithatë, me sa duket kompania e ka nënvlerësuar vështirësinë e detyrës, veçanërisht sfidat e zinxhirëve automobilistik të furnizimeve.

Apple, ndërkohë, ende nuk e ka pranuar që ka një projekt sekret makinash, megjithatë CEO Tim Cook e la të kuptohej, në takimin vjetor më të fundit me aksionerët. “A e mbani mend kur ishit fëmijë, dhe në prag Krishtlindjesh, ishte kaq emocionuese, ju nuk ishit të sigurt se çfarë po ndodhte në katin poshtë?” tha Cook në shkurt. “Epo, do të jetë prag Krishtlindjesh për pak kohë.” Megjithatë, tani, Apple rrezikon që ti zhgënjejë fansat e sajkur ato të shikojnë se çfarë gjendet poshtë pemës. (PCWorld Albanian)

Ambicjet e Apple në industrinë e makinave fillojnë dhe mbarojnë në softuer
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)