Ambasadorët e European Youth Awards dëshmitarë të një kreativiteti që shkëlqen në EYE dhe YO!Fest

Publikuar më: 26-05-2016

13254701_567673353410533_8522976824665415249_oEuropean Youth Award (EYA) iu bashkua EYE & YO!Fest në Parlamentin Europian në Strasburg gjatë datave 20-21 Maj 2016. 12 ambasadorët e EYA përfaqësonin evenimentin si një ndër rrjetet me kreative dhe vibrante të Europës.

2016-ta shënoi edicionin e 7 të YO!Fest, festivali i të rinjve organizuar nga Forumi Rinor Europian. European Youth Event (EYE 2016) solli bashku të rinjtë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian nën moton “Së bashku mund të bëjmë diferencën.” Mbi 700 të rinj u bashkuan në zemër të demokracisë Europiane për të ndarë idetë dhe pikëpamjet e tyre lidhur me të ardhmen e Europës dhe zhvillimit të saj politik. U mbajtën takime punë, debate dhe shumë aktivitete të tjera.

Si partner i YO!Fest, European Youth Awards mori pjesë në këtë eveniment me 12 ambasdorët e saj të cilët përfaqësonin konkursin unik për sipërmarrësit dixhital në shërbim të shoqërisë. Ata ushqyen kreativitet gjatë “Entrepreneurial Campfire” duke insipiruar më shumë se 150 pjesëmarrës me historitë e tyre unike të suksesit.

Mathias Haas ndau historinë e tij personale “Supersocial”. Ai ka themeluar agjensinë e tij të këshillimit pas kreu shkollën e lartë duke shkundur botën e medias sociale. Sot ai ofron eksperiencën e tij në marketing në medias sociale në të gjithë botën.

Në hubin “Stagnation & Innovation”, aktivitetet e EYA reflektuan objektivin e saj parësor: lidhjen e njerëzve në një mënyrë argëtuese dhe gjallëruese. Gjatë sesioneve “Make a frind in one minute” ambasadorët e eYA dhe pjesëmarrësit e YO!Fest krijuan kontakte dhe ndanë eksperienca të vyera.

Në fund të gjithë ambasadorët e EYA u shprehën me këto fjalë: “Kaluam momente fantastik, u njohëm me kaq shumë njerëz të jashzakonshëm dhe përfituam shumë nga takimet e punës me folës të një niveli të lartë. Ky eveniment padyshim ka krijuar një shpirt europian që nuk pushon së bashku me të vërtetën e madhe se së bashku mund të bëjmë diferencën.” (PCWorld Albanian)

Ambasadorët e European Youth Awards dëshmitarë të një kreativiteti që shkëlqen në EYE dhe YO!Fest
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)