Ambasada Hollandeze në Shqipëri organizon konkursin social DiploHack Tirana në datat 29 dhe 30 Janar

Publikuar më: 13-01-2016

12513493_1020245481366801_7211720676844133744_oEkipe të vogla me 3-4 pjesëmarrës, duke përfshirë një përfaqësues të shoqërisë civile, një trup diplomatik dhe një programues do të punojnë së bashku për të zbuluar forma kreative të përdorimit të të dhënave të hapura në shërbim të shoqërisë.

Ky është synimi i DiploHack, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri në datat 29 dhe 30 Janar nën kujdesin e Ambasadës Hollandeze në Shqipëri dhe Institutit të Shkencave në Shqipëri.

Nën moton DiploHack Tirana: Një zë për Shoqërinë Civile, organizatorët bashkojnë sipërmarrësit, adhuruesit e teknologjisë, dizajnerët, trupin diplomatik, gazetarët, akademikët dhe bizneset në përpjekje për të zgjidhur problemet sociale duke krijuar një atmosferë startupi në mesin e pjesëmarrësve.

Ekipi me idenë më të mirë do të jetë edhe fituesi i parë i DiploHack Tirana. Pjesëmarrja është e hapur për organizatat e shoqërisë civile, gazetarët, zhvilluesit, hakerët, sipërmarrësit dhe studentët të cilët duhet të jenë pjesë e aktivitetit përgjatë dy ditëve të organizimit.

Evenimenti starton në 29 Janar në ora 17:00 me një prezantim rreth sfidave që do të përballen pjesëmarrësit. 30 Janari i dedikohet i gjithë konkursit i cili starton në ora 10:00 ndërsa në orën 19:00 bëhet edhe shpërndarja e çmimeve për fituesit.

Ata që duan të bëhen pjesë mjafton të dërgojnë një e-mail ku të përshkruajnë motivimin e tyre në postën elektronike rron.nushi@minbuza.në përpara datës 25 Janar.

Ky aktivitet vjen në kuadër të Presidencës Hollandeze të Bashkimit Europian përgjatë gjashtë mujorit të parë të 2016-tës. Kjo presidencë synon që ta shfrytëzojë këtë rol për të krijuar dialog mes qytetarëve dhe qeverive brenda Europës. Transparenca dhe Të dhënat e hapura luajnë rol kyç në forcimin e besimit të qytetarëve duke ofruar mundësi edhe për njëd ebat publik.

DiploHack do të jetë pjesë e të gjitha kryeqyteteve Europianem ndërsa në datën 1 Qershor do të mbahet një eveniment i përmasa madhështore në Amsterdam quajtur “Transparancy Camps.”

Shpërblimet për fituesit e DiploHack Tirana Award konsiston në njç çek prej 400 Eurosh të cilin mund ta shfrytëzojnë për zhvillimin e mëtejshëm të idesë. Gjithashtu do të jetë edhe një çmim tjetër ku ekipet do të votojnë për njëri tjetrin. (PCWorld Albanian)

Ambasada Hollandeze në Shqipëri organizon konkursin social DiploHack Tirana në datat 29 dhe 30 Janar
4 votes, 5.00 avg. rating (97% score)