Amazon lancon versionin paraprak të sistemit të saj operativ të bazuar në Android Lollipop, Fire OS 5

Publikuar më: 20-06-2015

501ab0b92e0f4c189ff23b9c3abcc85dKompania Amazon po vazhdon të punojë mbi sistemin e saj operativ, një version i modifikuar i Android Lollipop. Përditësimet që ajo sjellë në këtë sistem operativ, dihet që janë më tepër të fokusuar në tabletat Kindle Fire dhe harduerët e televizorëve se sa në smartfonin zhgënjyes Fire Phone. Së fundmi Amazon ka lançuar versionin paraprak për zhvilluesit Fire OS 5, ndërsa ka lajmëruar se versioni përfundimtar do të jetë i disponueshëm këtë vjeshtë.

Ky përditësim sjell më në fund Android Lollipop në pajisjet e kompanisë edhe pse ka shumë mundësi që jo të gjitha specifikat e Android Lollipop të jenë të disponueshme ose Amazon i ka modifikuar ato. Ky version do të rrisë gjithashtu mbështetjen për më shumë aplikacione Android. Një shërbim i ri i lançuar nga Amazon është ai i cili i tregon zhvilluesve në 90 sekonda nëse aplikacioni i tyre është kompatibël me sistemin e ri operativ apo jo. (PC World Albanian)

Amazon lancon versionin paraprak të sistemit të saj operativ të bazuar në Android Lollipop, Fire OS 5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)