Amazon do të ofrojë një fond prej 10 milion dollarësh për përkthimin e librave në gjuhën angleze

Publikuar më: 13-10-2015

Amazon-CrossingAmazon njoftoi se do të investojë 10 milion dollar përgjatë 5 viteve të ardhshme në përkthimin e librave në gjuhën angleze.

AmazonCrossing, platforma e përkthimit e shtëpisë botuese Amazon Publishing, gjer tani ka përkthyer 200 tituj19 gjuhë nga autorë në 20 shtete që nga 2010 edhe kur u lançua.

Së bashku me lajmërimin për investimin e ri, Amazon po lançon një portal përmes së cilit publikuesit dhe autorët mund të sugjerojnë libra të ndryshëm për përkthim të kategorive më popullore.

Në të kaluarën, Amazon ka publikuar shkrime të autorit gjerman Oliver Potzsch. Oliver Pozsch është autori i një prej best-seller-ave me titull The Hangman’s Daughter.

Çfarë fiton Amazon? Me këtë iniciativë, Amazon në një të ardhme të afërt mund të pretendojnë dhe për të drejta ekskluzive të librave të përkthyer në gjuhën angleze si publikues dhe si shitës njëkohësisht përmes Amazon. (PCWorld Albanian)

Amazon do të ofrojë një fond prej 10 milion dollarësh për përkthimin e librave në gjuhën angleze
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)