Alphabet, kompania mëmë e Google shënon humbje gjatë tre mujorit të parë të 2016-tës

Publikuar më: 23-04-2016

3000Kompania e cila tashmë zotëron gjigandin e motorit të kërkimit Google, Alphabet, shënoi një rritje të të ardhurave me 17% gjatë tre muajve të parë të këtij viti bëri të ditur kompania ditën e Enjte. Por Alphabet ka shpenzuar më shumë në projekte eksperimentale, qendra të dhënash dhe shfaqje Youtube dhe si rezultat fitimit ishte nën pritshmëritë e investorëve.

Aksionet e Alphabet ranë me më shumë se 4 % në SHBA në 724 dollar për aksion. Alphabet sot po përballet me sfidën e të qënurit firma teknologjike e cila është pjesë e jetës së konsumatorëve duke filluar me shërbime që nga kërkimi, posta elektronike, telefonët, hartat, makinat me sistem vetëdrejtimi, realiteti virtual madje edhe hulumtime në luftën ndaj kancerit.

Rritja e bujshme e Alphabet ka ngjallur jo pak interes tek autoritetet e konkurrencës. Më 20 Prill, Zyra Europiane Anti Monopol akuzoi kompaninë se po shfrytëzon sistemin e saj operativ mobil, Android, për të bllokuar konkurrentët.

Kompania po rritet fuqishëm, por të drejtuarit të një perandorie të tillë vjen me një kosto të lartë. Alphabet që nga themelimi objektiv kryesor ka pasur shkurtimin e kostove. Kompania humbi 802 milion dollar gjatë tre mujorit të parë të 2016-tës përkundër 633 milion dollarëve një vit më parë. Kjo humbje erdhi divizionet si Nest, Google Fiber dhe makinat e automatizuara. Edhe shpenzimet shënuan rritje në 7.3 miliard dollar nga 6.5 miliard dollar një vit më parë.

Në terësi kompania shënoi 20.3 miliard dollar të ardhura gjatë tre mujorit të parë të 2016-tës. Pjesa më e madhe e këtyre parave erdhi nga reklamat e Google. (PCWorld Albanian)

Alphabet, kompania mëmë e Google shënon humbje gjatë tre mujorit të parë të 2016-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)