Alphabet dhe Google kanë numrin më të lartë të inxhinierëve më profesionalë sipas Bernstein Research

Publikuar më: 09-11-2015

12immig2-650Kompania e re e sapoformuar Alphabet dhe nëndega e saj Google zotërojnë inxhinerët më profesionalë sipas një hulumtimi të Bernstein Research. Sipas raportit edhe Facebook së bashku me Twitter nuk qëndrojnë larg në zhvillimin e talenteve. Uber gjithashtu po investon fuqishëm tek talentet.

Raporti i Bernsteint, hartuar nga analisti Carlos Kirjner, është unik sepse mat performancën e kompanive bazuar në talentet inxhinierike që posedojnë.

Ky hulumtim është përpiluar duke shfrytëzuar rënditjen e SignalFire të talenteve. SignalFire ka zhvilluar një metodologji e cila mbulon mbi 3 milion kompani private dhe publike të teknologjisë. Rënditja është përcaktuar në bazë të projekteve inovative dhe edukative të inxhinierëve si dhe eksperienca e lidershipi që zotërojnë.

Raporti i Bernstein zbuloi se disa kompani kanë talente të cilat në përballje me talentët e gjigandëve qëndrojnë pas ndërsa në sektorin e tyre janë lider. Shembull i qartë është talenti inxhinierik i PayPal i cili nuk matet dot me talentet që zotëron Google dhe Amazon por që tejkalojnë rivalët në sektorin e pagesave.

talent-rank-report (1)

U konstatuan disa informacione kyçe në raport si:

  1. Alphabet ka numrin më të lartë të inxhinierëve më profesionistë. Afro 20 % të inxhinierëve të kësaj kompanie në matjet e TalentRank të SignalFire janë 95 % më profesionalë sesa ato të rivalëve.
  2. Pikët më të larta në TalentRank i shënon Twitter duke pasur në konsideratë numrin e vogël të punojësve.
  3. Facebook ka një ekip të fuqishëm inxhinierësh në fushën e reklamimit
  4. Talenti inxhinierik i Yahoo është në rënie prej vitesh.
  5. Amazon ka talente inxhinierike të cilët mund të operojnë përgjithësisht
  6. Pinterest ka inxhinierët më profesionalë ndërsa Uber ka rritjen më të madhe të talentit inxhinierik.
  7. PayPal dhe eBay premtojnë. Inxhnierët e PayPal nuk janë aq të mirë sa të gjigandëve por që manifestojnë një eksperizë të pashoq në sektorin e pagesave. (PCWorld Albanian)
Alphabet dhe Google kanë numrin më të lartë të inxhinierëve më profesionalë sipas Bernstein Research
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)