Alienware i beson mobilitetit me modelet e reja të laptopëve të lojërave

Publikuar më: 05-09-2016

DSC09062-980x653Gjatë konferencës E3 Alienware prezantoi disa desktopë të fuqishëm gati për realitetin virtual si dhe një laptop lojërash me 13 inç OLED. Por lajmet nuk përfundojnë këtu sepse kompania prezantoi një përditësim në laptopët e lojërave Alienware 15 dhe 17.

Modelet e reja të laptopët përmbajnë një ridizenjim të lehtë, mbështetje për realitetin virtual dhe teknologjinë e gjurmimit Tobii Eye. Pavarësisht se në pamje të parë laptopët ngjajnë së tepërmi me modelet paraardhëse, një vëzhgim nga afër zbulon disa elementë dizajni të ndryshuar.

Alienware ka braktisur këndet e pjerrëta në favor të një dizajni i cili është deri në 20 % më i hollë. Ndryshime minimale janë aplikuar edhe në tastierën e kompanisë me një zgjerim prej 2.2 mm e megjithatë eksperienca ngelet e njëjta. Shiritat prej drite janë zhvendosur në skaje ndërsa trackpadi ndriçohet. Në terësi laptopët e humbasin atë ndjesinë futuristike në favor të një dizajni elegant dhe të errët falë ndërtimit prej alumini, magnezi dhe fibra karboni.

DSC09069-1440x810Specifikat e harduerit të modeleve 15 dhe 17 janë si mëposhtë:

  • Procesor Intel Core i7
  • RAM DDR4 me frekuencë 2667 Mhz
  • Kartë grafike Nvidia Geforce 1080 dhe 1070
  • Bateri 68 vat
  • Ekrane IPS Full HD ose Quad HD

Modeli prej 17 inç do të ketë bokse më të mëdha. Ngjitur me ekranin gjendet një shirit i zi i shndritshëm i cili do të gjurmojë shikimin e përdoruesve ndërsa vështrone në pjesë të ndryshme të laptopit. Është ky funksioni i teknologjisë Tobii-Eye që përmendëm më lart. Jo vetëm që do të tregojë se çfarë përdoruesin po shohin në moment por edhe nëse po shikoni mbi tastierë. Përmes tij do të mund të kontrollohen lojëra të ndryshme.

Falë mbështetjes për realitetin virtual, laptopët e rinj Alienware do të jenë të përshtatshëm me HTC Vive dhe Oculus Rift. Përfocuesi grafik i Alienware do të funksionojë me të dy laptopët. Përpjekje e fundit të Alienware sikur venitin më tej kufirin mes desktopët dhe laptopëve të lojërave. Modelet e reja janë në shitje që nga dita e sotme dhe dërgesat fillojnë pas datës 30 Shtator. (PCWorld Albanian)

Alienware i beson mobilitetit me modelet e reja të laptopëve të lojërave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)