Alejtin Berisha prezantoi në konferencën e Rrjetit Europian të Investitorëve

Publikuar më: 07-05-2015

post973

Alejtin Berisha, themelues i Rrjetit Kosovar te Biznes Engjujve (KOSBAN) dhe Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit Universum, është panelist në kongresin vjetor të Rrjetin Evropian të Biznes Engjujve (EBAN), i cili po mbahet në Eindhoven të Holandës. Z. Berisha mbajti një fjalim në panelin ‘Krijimi i Ekosistemeve strategjike të ndërmarrësisë’, panel ky i udhëhequr nga investitori me famë botërore Baybars Altuntas, njëherit edhe Zv President i EBAN.

Kongresi vjetor i EBAN mbledh mbi 500 investitorë kryesor nga e gjithë bota, të cilët përfaqësojnë mbi 5.7 miliard euro investime në ide të reja biznesi dhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Rrjeti Kosovar i Biznes Engjujve, i themeluar me mbështetjen e Kolegjit Universum dhe BiD Network nga Holanda, ka për qëllim stimulimin e ndërmarrësisë në Kosovë, përmes ofrimit të investimeve dhe mbështetjës për ide të reja biznesore dhe ndërmarrje të vogla e të mesme.

Programin e plotë të këtij kongresi mund ta gjeni në www.eban2015.com

 

Alejtin Berisha prezantoi në konferencën e Rrjetit Europian të Investitorëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)