Alcatel zbuloi, OneTouch Fierce, telefonin e parë të kompanisë me Windows 10 Mobile

Publikuar më: 07-01-2016

Fierce-XL-e1452113990709-930x990Alcatel OneTouch Fierce XL është telefoni i parë i kompanisë tajvaneze me platformën mobile të Microsoft, Windows 10 Mobile. Telefoni me ekran 5 inç do të kushtojë 140 dollar dhe përmban një harduer modest.

Fuqizuar nga një proçesor të rangut të ulët, Snapdragon 210 me frekuencë 1.1 Ghz, telefoni ofron një rezolucion suprizë të ekranit, 720p. Në aspektin e memorjes, telefoni përmban 2 GB RAM dhe 16 GB memorje të brendshme me mundësi për zgjerim përmes kartave microSD.

Ky telefon e ka një binjak Android me po të njëjtin emërtim. OneTouch Fiere XL përfiton edhe nga avantazhet e LTE ndërsa bateria me kapacitet 2,500 mAh nuk mund të zëvendësohet. Kamera e pasme e telefonin ka sensor 8 megapiksel ndërsa e frontale 2 megapiksel. (PCWorld Albanian)

Alcatel zbuloi, OneTouch Fierce, telefonin e parë të kompanisë me Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)