Alcatel OneTouch do të prezantojë një smartfon me sistem operativ Windows 10

Publikuar më: 11-09-2015

bild_0Kompania kineze, e cila njihet për smartfonët e saj me kosto të ulët, ka konfirmuar se do të ndërtojë një smartfon i cili do të përdorë sistemin operativ Windows 10. Steve Cistulli, presidenti i Alcatel OneTouch deklaroi se ky smartfon do të mbërrijë në treg 

Mund të themi se prodhuesit apo shitësit e smartfonëve nuk kanë preferuar të transferohen drejt Windows 10 dhe kjo për shkak të dominimit të Android të Google dhe iOS të Apple në treg. Microsoft ka vendosur të përdorë unifikimin për tu bërë ballë sistemeve rivale në treg duke sjellë një Windows 10 të njëtrajtshëm në smartfonë, tabletë, konsolë dhe kompjutera. Megjithatë hendeku i aplikacioneve është duke e dëmtuar këtë sistem operativ.

Nga ana tjetër, Alcatel OneTouch, në pronësi të gjigandit të televizionit TCL, hyri në tregun amerikan të smartfonëve në vitin 2013 dhe u fokusua në pajisjet ekonomike me funksione bazike. Kompania tanimë po shpreson të korrë sukses në tregun e smartfonëve të nivelit mesatar përmes Windows 10 të Microsoft, softuerin i cili ka pak muaj që ka mbërritur në treg. (PC World Albanian)

Alcatel OneTouch do të prezantojë një smartfon me sistem operativ Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)