Albanian ICT Awards vizitë pranë Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë

Publikuar më: 14-03-2016

IMG_67621E sotmja padyshim ishte një ditë e veçantë për ekipin e Albanian ICT Awards ku për herë të parë u gjendën përballë një audiencë të veçantë, pikërisht në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë.

Ky i fundit e dërgon në shtatë numrin e takimeve organizuar në kuadër të edicionit të katërt të Albanian ICT Awards kur kanë ngelur vetëm pak më shumë se dy javë nga mbyllja e aplikimeve.

IMG_6753

Hapjen e takimit e bëri Visar Shehu, pedagog pranë Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Më pas vijoi prezantimi në detaje të vetë konkursit dhe formularëve të aplikimit.

Kortezi e këtij takimi ishte edhe vizita në Parkun Teknologjik pjesë e kampusit universitar të SEEU. Kjo qendër dhe infrastruktura e saj moderne shërben si inkubator për studentë dhe biznese të interesuara. Edmond Etemi koodinator pranë kësaj qendre prezantoi ekipin e ICT Awards me më nga afër aktivitetin dhe veprimtarinë e kësaj qendre.

IMG_6795Aktualisht kanë përfituar disa kompani të vendosura pranë kësaj qendre ku Universiteti i Europës Juglindore ofron mbështetje përmes burimeve njerëzore dhe trajnimeve.

Të shtunën, Albanian ICT Awards udhëtoi drejt qytetit plot traditë të Gjakovës ku u prit të rinjtë plot pasion të Qendrës Bonevet. Ambjentet kreative të Talent Garden gjithashtu ishin një destinacion për të mos u munguar nga organizatorët garës.

IMG_6798Dita e Marte ka rezervuar një takim tjetër këtë herë në Tiranë me Universitetin e New York-ut në ora 18:00. Dita e Mërkure sjell ICT Awards përsëri në Prishtinë në Universitetin Amerikan në Kosovë në ora 17:30.

Për informacion më të detajuar ju ftojmë ë vizitoni uebfaqen Ictawards.org ku mund të gjeni të reja më të fundit dhe të dhënat për aplikimet. (ICTSmedia PR)

IMG_6788

Albanian ICT Awards vizitë pranë Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)