Albanian ICT Awards vijoi me tre takime në Prishtinë, Durrës dhe Shkodër

Publikuar më: 17-03-2016

IMG_6908Durrësi dhe Shkodra ishin dy destinacionet e reja të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Gjithashtu krahas dy takimeve në qytetet e lartpërmendura, u mbajt edhe një i tretë në Prishtinë pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacioni pranë Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit mirëpriti ekipi organizativ të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Hapjen e këtij takimi bëri Dr. Senada Bushati, drejtore e departamentit të Shkencave Kompjuterike ndërsa më pas pjesëmarrësit u informuan për kriteret e vlerësimit dhe format e aplikimit në garën mbarëkombëtare.

IMG_3345

Takimi i dytë dhe i pari i këtij lloji në këtë qytet zuri vend në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Nxënësit e Shkollës Austriake dhe entuziasmi i tyre foli për një realitet krejt ndryshe në këtë qytet. Fjalën hapëse të takimit e bëri Michael Maschek, profesor pranë këtij institucioni.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë gjithashtu mikëpriti një tjetër takim në kuadër të informimit dhe ftesës për aplikantë potencial në këtë konkurs mbarëkombëtar. Hapja e takimit u bë nga Myzafer Shala pedagog pranë këtij Universiteti dhe mëpas fjalën e mori Ardian Alaj për detaje të konkursit.

2

Dita e sotme e dërgoi në 15 numrin e përgjithshëm të takimeve të organizuara ndërkaq dita e nesërme falë bashkëpunimit mes ICT Awards, Institutit “Harry Fultz” dhe Oficina do të mbahen disa takime të tjera me nxënës të shkollave të mesme.

IMG_6880

Ditën e shtunë do rikthemi përsëri në Shkodër pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Dega Informatikë ku studentët do të prezantohen me vizionin e kësaj nisme mbarëkombëtare.

Ju rikujtojmë se data 31 Mars ngelet në fuqi si afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve përmes uebfaqes ictawards.org. (ICTSmedia)

IMG_3347

Albanian ICT Awards vijoi me tre takime në Prishtinë, Durrës dhe Shkodër
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)