Albanian ICT Awards mes emocioneve dhe suprizave në BONEVET në Gjakovë dhe Talent Garden në Tiranë

Publikuar më: 12-03-2016

1397040_578206052335925_7587601218461795585_oJanë organizuar plot pesë takime në kuadër të konkursit mbarëkombëtar Albanian ICT Awards që tashmë i ka hyrë fazës më intensive të rrugëtimit të saj. Dita e premte foli e gjitha për komunitetin ICT në Shqipëri ku u organizuan dy takime.

I pari në Universitetin Metropolitan të Tiranës ndërsa i dyti i dedikohej kërkimit të ICT Yjeve në Ngritje pranë shkollës e Mesme Profesionale në Kamëz. Ditën e djeshme, organizatorët e garës u rikthyen në Kosovë dhe përçuan mesazhin tek studentët e Kolegjit Universuum.

IMG_6477

Ndërsa sot, në bashkëpunim me Jakova Innovation dhe Komunën e Gjakovës, ICT Awards udhëtoi në drejtim të qytetit mikëpritës të Gjakovës. Destinacioni final ishte qendra BONEVET ku zuri vend një takim informativ.

Pjesmarrës ishin të rinjtë që angazhohen në këtë qendër ndërsa nuk munguan anëtarë të tjerë të shquar të komunitetit vendas të ICT-së.

12828967_578205409002656_1480311624083063648_oNë Talent Garden Tirana gjithashtu u mbajt një takim veçantë ditën e djeshme ku u vendos fuqishëm theksi tek kategoria Femra në Tik kjo falë pjesëmarrjes së një mysafiri të veçantë nga Parisi, Anila Hyka Smørgrav.

Dita e hënë do të rikthejë përsëri entuziasmin e takimeve të Albanian ICT Awards me një takim me të vërtetë të veçantë me shqiptarët e Maqedonisë në Universitetin e Europës Juglindore.

IMG_6458Gjer atëherë ne ju ftojmë që të vizitoni uebfaqen e ICT Awards ku do të gjeni informacionet më të fundit rreth takimeve, të rejave, formave të aplikimit dhe shumë të tjera dhe pse të mos jepni kontributin tuaj në këtë nismë. Afati i fundit i aplikimeve ngelet data 31 Mars prandaj nxitoni. (ICTSmedia)

Albanian ICT Awards mes emocioneve dhe suprizave në BONEVET në Gjakovë dhe Talent Garden në Tiranë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)