Aksionet e Twitter rriten me 22% pas raportimeve për një blerje nga Google ose Salesforce

Publikuar më: 26-09-2016

twitter-flight-2015-logo-novet-e1445981910585-930x595Prej kohësh rrjeti social Twitter ka lënë të kuptohet se është i hapur ndaj çdo lloj marrëveshjeje apo oferte blerjeje e një raport i ri i publikuar së fundi nga televizioni Amerikan CNBC citon burime të besueshme se pranë Twitter kanë mbërritur disa opsione.

Sipas CNBC një marrëveshje mund të “materializohet” brenda fundit të vitit. Ky lajm duket se ka ndikuar për mirë në vlerën e aksioneve të kompanisë. Këta të fundit kanë qenë në rënie të vazhdueshme nga 69 dollar në 2014-tën në 14 dollar gjatë muajit Maj.

twitterMomentalisht aksionet e kompanisë kanë vlerrën e 22.62 dollar nga 18.46 që ishin më 23 Shtator, një rrije me 21.42 %. Ndërsa të gjithë besonin se Google dhe Microsoft mund të ishin blerët potencial, në skenë u ngjit edhe Salesforce. (PCWorld Albanian)

Aksionet e Twitter rriten me 22% pas raportimeve për një blerje nga Google ose Salesforce
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)