Aksionet e Microsoft arrijnë pikën më të lartë që nga 1999

Publikuar më: 21-10-2016

The logo of Microsoft is pictured in Issy-les-Moulineaux, France, August 8, 2016. REUTERS/Jacky Naegelen/File Photo

Microsoft tha se shitjet e produkteve cloud janë dyfishuar në tremujorin e parë të vitit duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve dhe duke çuar vlerën e aksioneve në pikën më të lartë që nga 1999.

Me ardhjen në drejtim të Satya Nadella vlera e aksioneve të Microsoft është dyfishuar që nga Gushti i 2013-tës duke rikthyer besimin e investitorëve falë strategjisë së re në platformat mobile dhe cloud.

I njohur prej viteshs i pioneri i softuerit Windows, vitet e fundit Microsoft ka kthyeer vëmendjen drejt shërbimeve cloud ku përballet me rivalët si Amazon.com. Aksionet e kompanisë u rritën me 6.2% në 60.79 dollar duke rritur vlerën e kompanisë me 25 miliard dollar.

Konkretisht biznesi cloud Azure u rrit me 116% ndërsa shërbimi “Intelligent Cloud” me 8.3 % në 6.38 miliard dollar. Në 1990 Microsoft kishte një monopol në softuerin kompjuterik dhe atë kohë ishte kompania më me vlerë në planet.

Por pushteti i kompanisë u godit rëndë nga Departameni Amerikan i Drejtësisë në 2000 dhe në të njëjtën kohë shefi ekzekutiv Bill Gates u tërhoq nga drejtimi. Gjatë këtij viti emri i Nadella zuri titujt e lajmeve pas blerjes së Linkedin për 26.2 miliard dollar.

Të ardhurat e gjeneruara nga softuer Windows dhe biznesi mobil ranë më 1.8% në 9.29 miliard dollar. Në terësi kompania raporti 22.33 miliard dollar të ardhura për tremujorin e parë. (PCWorld Albanian)

Aksionet e Microsoft arrijnë pikën më të lartë që nga 1999
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)