AKEP jep dritën jeshile për testimin e 4G-së nga operatorët. Shërbimi fillon në 1 Shtator

Publikuar më: 13-07-2015

4g-lte1 Shtatori do të jetë data kur operatorët mobil shqiptar do të kenë mundësi të fillojnë ofrimin e shërbimeve 4G LTE. Sipas AKEP( Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ky shërbim do të ofrohet fillimisht në brezat 900/1800 Mhz nga operatorët ALBtelecom, AMC( Albanian Mobile Communications), Vodafone Albania dhe Plus Communication.

Po, edhe Plus Communication. Por çfarë do të thotë “këta sipërmarrës kanë të drejtë të ofrojnë nga 1 Shtatori pa kufizime teknologjike” ?

Po ashtu sipas AKEP, liberalizimi i spektrit nga pikëpamja teknologjike është një hap përpara në administrimin e spektrit që u krijon mundësinë përdoruesve të tij që përmes aplikimit të teknologjinve të reja LTE të ofrojnë shërbime broadband me cilësi të lartë.

Si rezultat, duke filluar që nga data 8 Korrik AKEP ka kërkuar që operatorët të fillojnë testimin e këtij shërbimi në këtë breza. Data 15 Gusht është vendosur afati i fundit i kryrjes së testeve. Kjo bëhet me qëllim që operatorët të përgatisin sistemet e tyre që të ofrohet një shërbim brenda standarteve. (PCWorld Albanian)

AKEP jep dritën jeshile për testimin e 4G-së nga operatorët. Shërbimi fillon në 1 Shtator
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)