AKEP heq kufizimet teknologjike në bandat 900/1800/2100 Mhz

Publikuar më: 03-09-2015

timthumbDuke filluar që nga 1 Shtatori, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka aprovuar heqjen e kufizimeve teknologjike në frekuencat 900 Mhz, 1800 Mhz dhe 2100 Mhz për të gjithë operatorët mobil.

Autoriteti gjithashtu thekson se operatorët janë të lirë të përdorin spektrat e tyre që disponojnë për ofrimin e shërbimeve 2G GSM, 3G UMTS, 4G LTE dhe Wimax. Ky vendim vjen si pjesë e Planit Kombëtar për zhvillimin e Internetit Broadband.

Telekom Albania dhe Vodafone kanë lançuar shërbimet komerciale LTE që në muajin Korrik në bandat 2600 Mhz.

AKEP më 20 Mars të këtij viti akordoi liçensat 4G në frekuencat 1800 Mhz për ALBtelecom, Telekom dhe Vodafone ndërsa në 11 Maj që të tre operatorëve iu akorduan blloqe 2×5 Mhz në bandën 900 Mhz. Ndërsa Vodafone dhe Telekom siguruan blloqe frekuencash edhe në bandën 2600 Mhz në 11 Maj.

Situata e tregut: Aktualisht Vodafone dhe Telekom po ofrojnë mbulim me rrjet 4G në shtatë qytete kryesore të Shqipërisë ndërsa nuk kemi akoma një konfirmim zyrtar nga ALBtelecom(Eagle Mobile) për disponueshmërinë e këtij shërbimi. Operatori Plus që në muajin Prill tha se po ofronte shërbimin në Tiranë në formë testime dhe së shpejti në të gjithë Shqipërinë. Por ne nuk e dimë se kur i bie të jetë kjo “së shpejti” sepse akoma nuk ka një lançim të rrjetit 3G jo më 4G.(PCWorld Albanian)

AKEP heq kufizimet teknologjike në bandat 900/1800/2100 Mhz
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)