AKEP dhe ARKEP zhvillojnë mbledhje të përbashkët, në të ardhmen takime periodike mes dy bordeve

Publikuar më: 18-10-2016

takim_midis_akep-arkepMë datat 13 dhe 14 Tetor 2016 një delegacion i AKEP me ftesë të ARKEP, (Autoriteti Rregullator i Kosovës), zhvilloi një vizitë pune në Kosovë.

Në këtë kuadër u zhvilluan bisedime midis dy delegacioneve që përfaqesoheshin nga anëtarët e bordeve të të dy institucioneve rregullatore. Në bisedime u shpreh mendimi që të punohet për një përmirësim të MoU midis dy autoriteteve dhe një marreveshje të re teknike kufitare.

U evidentua se tashmë janë shkëmbyer grupe ekspertësh dhe janë ndërmarrë masa për përmirësimin e problematikave ne perdorimin e koordinuar të frekuencave në zonën kufitare shkroi AKEP në faqen zyrate.

Gjithashtu pjesëmarrja dhe prezantimi i bërë në emër të ARKEP, gjatë Forumit për komunikimet elektronike, në Maj 2016, nga Kryetari i Bordit te ARKEP, zoti Kreshnik Gashi, ishte një shembull i bashkëpunimit midis dy insitucione.

Të dy palët shprehën mendimin se ky bashkëpunim mund të përmirësohet më tej në vitet që vinë. Për këtë u ra dakort që të zhvillohen takime periodike midis dy bordeve, të paktën një herë në vit, për të parë ecurinë e problematikave te përbashkëta.

Gjithashtu në një kohe sa më të afërme të shikohet mundësia e përmirësimit të Memorandumit të Mirëkuptimit si dhe marrëveshja teknike ndërkufitare në kuadër të ndryshimeve teknologjike konform marrëveshjeve të këtij karakteri dhe me vendet e Rajonit. (PCWorld Albanian)

AKEP dhe ARKEP zhvillojnë mbledhje të përbashkët, në të ardhmen takime periodike mes dy bordeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)