Akademia Khan lançon aplikacionin edukativ për platformën Android

Publikuar më: 17-09-2015

Khan-AcademyAkademia e Studimit Khan ka lançuar gjatë ditës së sotme një aplikacion për telefonët dhe tabletët Android i cili i ofron mundësi përdoruesave të shikojnë tutorjale për një rang të gjerë lëndësh përfshirë matematikë, shkenca, histori arti dhe programim. Kjo iniciativë jofitimprurëse ka realizuar mbi 5000 video të cilat janë tashmë të disponueshme edhe nëpërmjet aplikacionit.

The-app-lets-you-watch-videos-with-full-transcripts-left-You-can-save-lessons-to-watch-later-or-download-them-right

Ndërsa ju mund të shikoni videot në kanalin në YouTube të Akademisë Khan, aplikacioni ju lejon të shikoni transkriptet , ti shtoni videot që dëshironi të shikoni më vonë në një list ose ti bëni download. Aplikacioni për sistemin Android është ende bazik dhe nuk përfshin shumë funksionalitete të cilat mund ti gjeni në uebfaqe apo në versionin e tij për platformën iOS.

Për ta shkarkuar bëni kërkesë për tu bashkuar në grupin e Khan Academy në Google+. Klikoni këtë lidhje për tu bërë pjesë e fazës së testimit. Pastaj në këtë link mund të shkarkoni aplikacionin. (PCWorld Albanian)

 

Akademia Khan lançon aplikacionin edukativ për platformën Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)