AirDroid ballafaqohet me probleme të sigurisë në aplikacionin desktop dhe Android

Publikuar më: 20-02-2016

airdroid-100645505-primary.idgeAirDroid është shënjestra më e fundit e hakerave në betejën që ska të përfunduar kundër maluerëve Android. Ky softuer popullor për sinkronizimin e të dhënave mes platformave mobile dhe desktop u përditësua për të mbyllur një vrimë sigurie zbulua rnga Check Point.

Sulmi realizohet përmes një kodi të fshehur në brendësi të një skedari kontaktesh vCard. Sapo marrësi i këtij skedari qaset sulmuesi mund të ekzekutojë kodin dhe më pas të vjedhë të dhënat e aksesuar përmes AirDroid.

CheckPoint njoftoi kompaninë pas AirDroid lidhur me këtë problem sigurie dhe ky i fundit përditësoi në versionin 3.2 aplikacionin Android. Prandaj ju ngelet vetëm të siguroheni se keni versionin më të fundit të AirDroid në desktop dhe telefonin Android. (PCWorld Albanian)

AirDroid ballafaqohet me probleme të sigurisë në aplikacionin desktop dhe Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)