Agjensia Amerikane e Spiunazhit, NSA, ka tentuar të infektojë me maluer dyqanet e aplikacioneve të Google dhe Samsung

Publikuar më: 22-05-2015

playstore_main-100566015-largeDyqanet e aplikacioneve të Google dhe Samsung kanë qenë shënjestra e agjensisë qeveritare të sigurisë që tashmë të gjithë e njihni, NSA.

Raportimet vinë nga CBS News dhe The Intercept, ku zbulojnë një plan të NSA për të kompromentuar lidhjen mes smartfonëve dhe dyqaneve të aplikacioneve respektive duke vendosur softuerë dashakeqës.

Këto raportime bazohen në një dokument të ri të publikuar nga ish nënkontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden. Dokumenti zbulon një seri workshop-esht mbajtur në Kanada, Britani, Zelandë dhe Australi.

Duke hetuar në një metodë të mundshme sulmi, NSA kishte arritur të zbulonte një dobësi të rëndë në shfletuesin UC Browser, një aplikacion ky mjaft popullor në Azi. Me shfrytëzimin e kësaj dobësi ishte e mundur të përvetësoheshin kontakte të përdoruesit si dhe detaje të paisjeve duke e bërë këtë një thesar të çmueshëm për agjensitë e sipunazhit.

Dobësi ishte aty gjer në muajin Prill kur një organizatë për të drejtat njerëzore quajtur Citizen Lab paralajmëroi kompaninë që zotëronte këtë aplikacion, grupin Ali Baba. (PCWorld Albanian)

Agjensia Amerikane e Spiunazhit, NSA, ka tentuar të infektojë me maluer dyqanet e aplikacioneve të Google dhe Samsung
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)