Analiza

Afro gjysma e popullsisë së botës ka qasje në internet LTE shkruan ITU

Jul 25 2016
0 Shpërndarje
Afro gjysma e popullsisë së botës ka qasje në internet LTE shkruan ITU

broadcom-4G_LTE_bannerimageMë shumë se gjysma e popullsisë së botës ka qasje në shërbime LTE të cilat aktualisht mbulojnë afro 4 miliard banorë sipas një raporti të ri nga ITU.

Fakte dhe Statistika nga ITU zbuloi se 53% e popullsisë globale ka qasje në LTE ndërsa shërbimet bazike mobile siç janë rrjetet 2G mbulojnë 95 % të popullsisë së botës. Rrjetet të cilat ofrojnë mbulim me 3G kanë arritur 84% të popullsisë por në zonat rurale vetëm 67%.

Raporti citoi se rritja e disponueshmërisë këtë vit do të rrisë edhe numrin total të abonentëve në 3.6 miliard. Por rritja e lartë e abonetëve të shërbimeve mobile do të thotë lajme jo të mira për shërbimet fikse të cilat janë dyherë më të larta në kosto.

Në vendet në zhvillimit siç është edhe Shqipëria, shërbimet fikse kushtojnë tre herë më shumë sesa ato mobile.

Situata është ndryshe në vendet e zhvilluara të cilat kanë një penetrim prej 90.3 % të shërbimeve mobile. Ndërsa për 3.9 milion banorë interneti është një endërr shkruante raporti. Në vendet më pak të zhvilluara vetëm 15 % e banorëve kanë qasje në internet. (PCWorld Albanian)

Tags >

LTE
Lajmet e fundit>