Afro 370 milion përdorues të Internet Explorer kanë 6 javë afat për të kaluar në versionin e fundit të shfletuesit

Publikuar më: 03-12-2015

ie-100261034-primary.idgeAfro 370 milion përdorues të Internet Explorer kanë vetëm 6 javë në disponim për të kaluar në versionin 11 të shfletuesit ose në një rival të Microsoft.

Në Gusht të 2014-tës gjigandi i sistemit operativ suprizoi të gjithë kur tha se pas 12 Janarit të 2016-tës vetëm Internet Explorer 11 do të mbështetet zyrtarisht.

Versionet e tjera të shfletuesit normalisht nuk do të kenë asnjë kufizim në funksionalitet por që nuk do të përfitojnë përditësimet e sigurisë. Sipas të dhënave të fundit të NetApplications, 44.8 % e përdoruesve të Internet Explorer shfryëzojnë versione të vjetra.

Me fjalë të tjera janë skatësisht plot 368 milion përdorues që do të lihen në mëshirë të fatit. Nga këto 172 milion akoma përdorin versionin 8 të shfletuesit ndërsa 108 milion përdorin Internet Explorer 9.

Por përveç IE11 do të mbështet edhe IE9 në Windows Vista dhe Server 2008 si dhe IE10 në Windows server 2012. Por me këtë ndryshim Microsoft u ka hapur rrugë përdoruesve të dezertojnë. Sepse në pikëpamjen tonë, përdoruesit do të jenë më të prirur të kalojnë në Chrome ose Firefox sesa të kalojnë në Windows 10.

Si rezultat erdhi katastrofa këtë vit. Në Nëntor vetëm 50 % e përdoruesve të një shfletuesi shfryëzonin Internet Explorer. Ndërsa fituesi i madh padyshim është Chrome i cili u rrit me 8.8 % përgjatë 2015-tës.

Me ardhjen e Microsoft Edge, Internet Exploreri ishte shfletuesi i sipërmarrjeve të cilët e kanë të domosdoshme për përdorimin e disa ueb aplikacioneve të vjetra. Një gjë është e sigurtë: Microsoft e ka vrarë shfletuesin 21 vjeçar. (PCWorld Albanian)

Afro 370 milion përdorues të Internet Explorer kanë 6 javë afat për të kaluar në versionin e fundit të shfletuesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)