Lajmet

Affinity Photo mbërrin në kompjuterat Windows

Nov 11 2016
0 Shpërndarje

lighting-101120160826Affinity Photo, një alternativë e mrekullueshme e Photoshop-it në kompjuterat Mac, tashmë ka gjetur rrugën për në kompjuterat Windows. Dhe mund ta shkarkoni që në këtë moment.

Affinity, i cili mund të jetë gjithashtu një zëvendësues i Adobe Illustrator, lançoi një program beta për të gjithë përdoruesit Windows. Në aspektin e funksionaliteteve është kopje e versionit Mac

Ka mjetet e duhura për shkrirjen e imazheve HDR, procesimin Batch, foto 360 gradëshe e shumë të tjera. Do të përshtatet për të funksionuar edhe me kompjuterin Surface Studio dhe paisjet Surface Dial.

Të gjithë mund të bëhen pjesë e programit beta. Ndërsa kur aplikacioni të debutojë zyrtarisht do tu kushtojë 50 dollar dhe mund ta përdorni përgjithnjë. (PCWorld Albanian)

Affinity Photo Windows Beta 

Tags >

Affinity
Lajmet e fundit>