Adoptimi i iOS 9 brenda 24 orëve të para të debutimit vetëm 12%

Publikuar më: 18-09-2015

main91433821677028Kanë kaluar më shumë se 24 orë që nga lançimi i iOS 9. Sipas firmës analitike Mixpanel, iOS 9 gjer në këtë moment është instaluar në 12% të pajisjeve të Apple.

Edhe pse kjo shifër është e kënaqshme, ajo është më e ulët krahasuar më ritmin e adoptimit të iOS 8 një vit më parë, i cili në ditën e parë u instalua në 16% të smartfonëve dhe tabletëve të Apple. Duhet marrë parasysh se iOS 9 ka një proçes më të thjeshtë shkarkimi dhe instalimi. Në termat e adoptimit, iOS 7 vazhdon të mbetet si sistemi operativ që u adoptua shumë shpejt në një kohë të shkurtër. Ai u instalua në 20% të iPad dhe iPhone së bashku gjatë ditës së parë së lançimit. CPHnI7uWwAAYc1k

Edhe pse është pak shqetësues fakti se adoptimi i iOS 9 është më i ulët se i iOS 8, në këtë fazë është e vështirë për të dalë në përfundime. Kjo ndoshta për shkak se shumë përdorues ende nuk kanë marrë njoftimin e instalimit të versionit të ri. Javën që vjen numri i pajisje me sistem operativ iOS 9 pritet të pësojë një boom për shkak të mbërritjes në treg të iPhonëve të rinj që janë të pajisur me këtë sistem. Për më shumë informacion hidhini një sy grafikëve bashkangjitur. (PC World Albanian)

g5csx5y_ddlwx52mvpjacbk0itrfl_cvsowtcrw5wxg

Adoptimi i iOS 9 brenda 24 orëve të para të debutimit vetëm 12%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)