Lajmet

Adobe riparon dobësi sigurie në Flash Player dhe Connect

Nov 9 2016
0 Shpërndarje
Adobe riparon dobësi sigurie në Flash Player dhe Connect

adobe-hq-100660562-largeAdobe ka publikuar një përditësim sigurie për Flash Player dhe platformën e konferencave Adobe Connect, një shërbim mjaft popullor për sipërmarrjet.

Përditësimi në Flash Player adreson 9 dobësi kritike sigurie ku që të gjitha u zbuluan nga nisma Zero-Day e firmës së sigurisë Trend Micro. Që të jeni të mbrojtur ju sugjerojmë të përditësoni në versionin 23.0.0.207 në Windows dhe Mac si dhe në 11.2.202.644 në Linux.

Ky përditësim sigurie vjen dy javë pas një tjetër përditësim emergjent të një dobësie sigurie e cila po shfrytëzohej në disa sulme nga hakerat. Siç thamë edhe më lart pjesë e përditësimeve ishte edhe Adobe Connect në Windows.

Versioni 9.5.7 riparon një dobësi në modulin e regjistrimit të evenimenteve. Përdoruesit e Connect nuk duhet të bëjnë asgjë sepse Adobe do të përditësojë llogaritë e tyre automatikisht. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>