Adobe ribrandon Flash Professional në Animate CC. Lançon një version të ri të Muse CC

Publikuar më: 09-02-2016

animate_ccDitën e sotme Adobe zyrtarizoi Animate CC, versionin më të fundit të animacioneve në ueb. Versioni i ri i softueri vjen si zëvendësues i Flash Professional duke ruajtur po të njëjtën ndërfaqe dhe funksionalitete.

E thënë ndryshe me përjashtim të disa funksionaliteve të reja, Adobe thjeshtë ka ndërruar emrin e një produkti i cili përgjatë viteve të fundit po shënonte rënie të vazhdueshme. Këto risi përfshijnë mbështetjen për libraritë Creative Cloud dhe eksportimin në video 4K.

Një tjetër ndryshim madhor ishite implementimi i standartit HTML5, i cili përbënte vetëm 1/3-tën e përmbajtjeve në Adobe Flash. Esencialisht me implementimin e gjërë të HTML5 e cila do jetë fjala kryesore e përmbajtjeve në Animator, emërtimi Adobe Flash Professional nuk do të kishte më kuptim.

Së bashku me Adobe Animator, kompania po sjell gjithashtu një version të ri të Muse CC, softuerit të njohur për dizejimin e uebfaqeve pa përdorur aspak kod. Edhe Muse CC do të përfitojë nga mbështetja për libraritë CC. (PCWorld Albanian)

Adobe ribrandon Flash Professional në Animate CC. Lançon një version të ri të Muse CC
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)