Adobe publikoi një arnim urgjent të sigurisë në Flash

Publikuar më: 19-10-2015

adobe-flashpluginAdobe ka arnuar një vrimë sigurie në Flash i cili po shfrytëzohej në disa sulme edhe sot në internet.

Ky arnim, i cili rregulloi edhe të tjera dobësi sigurie, mbërriti ditën e premte, shumë më shpejt sesa në të kaluarën. Si rezultat Adobe Flash për Windows dhe OS X kaluan në version 19.0.0.226 ndërsa në Linux11.2.202.540.

Ishte një hulumtues sigurie nga Trend Micro, Peter Pi, i cili zbuloi këtë dobësi. Ndërsa të parët që shfryëzuan këtë dobësi ishin hakerat rusë duke sulmuar serverat e disa ministrive të punëve të jashtme. Hakerat dërguan mesazhe elektronike të cilët përmbanin lidhje ridrejtuese tek uebfaqe të infektuara.

Kreditet i shkojnë edhe Projektit Zeo të Google për zbulimin e kësaj dobësie. Kompania paralajmëroi përdoruesit që të përditësonin sa më shpejtë që të jetë e mund shfletuesit Internet Explorer 10 dhe 11, Microsoft Edge dhe Google Chrome. (PCWorld Albanian)

Adobe publikoi një arnim urgjent të sigurisë në Flash
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)