Adobe konfirmon: iPad Pro vjen me 4GB RAM

Publikuar më: 11-09-2015

gsmarena_001Ndërsa modelet e shkuara të iPad kryesisht përdoreshin për konsum përmbajtjeje, iPad Pro është ndërtuar për krijuesit e këtyre përmbajtjeve. Microsoft dhe Adobe demostruan softuerët e tyre gjatë konferencës së djeshme në një iPad Pro.

iPad Pro fuqizohet nga një proçesor Apple A9X shoqëruar nga 4GB RAM. Po, plot 4GB RAM. Ky është dyfishi i asaj që ofron iPad Air 2 i cili po ashtu ka dyfishin e memorjes RAM krahasuar me modelet e kaluara apo edhe me trashëgiminë e iPhone.

Apple po e merr më seriozisht punën me disa aplikacione njëherazi, madje aplikacione të rënda si Photoshop Sketch, Adobe Comp dhe aplikacione të tjera të suitës Adobe Creative Cloud. Këto aplikacione kanë nevojë për RAM dhe Apple e ka adresuar këtë problem. Por edhe editimi i videove 4K nuk është një punë e lehtë. (PCWorld Albanian)

Adobe konfirmon: iPad Pro vjen me 4GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)