Lajmet

Adobe Flash merr tjetër goditje. Këtë herë nga Google dhe shfletuesi i saj Chrome

Aug 28 2015
0 Shpërndarje

flash_7656756345Google do të largojë nga shfletuesi Chrome reklamat e bazuara në flash që nga data 1 Shtator. Bllokimi i këtyre reklamave ishte i disponueshëm për të gjithë që nga versioni i Beta i Qershorit të shfletuesit Chrome.

Google e konfirmoi zyrtarisht ditën e djeshme ku gjithashtu zbuloi se përdoruesit mund të shikojnë këto reklama bazuar në Adobe Flash por që duhet ta bëjnë manualisht.

Edhe distributori amerikan online Amazon ka zgjedhur datën 1 Shtator për startimin e fushatës kundër reklamave bazuar Adobe Flash. Amazon do ti bllokojë këto reklama në të gjithë shfletuesit automatikisht.

Nga ana tjetër Google gjeti kohë edhe për shpjegimin e arsyes pse po i bllokon me justifikimin e këto reklama konsumonin bindshëm baterinë e laptopëve.

Ndërsa kjo që arsyeton Google është shumë e vërtetë, gjithashtu edhe desktopët do të eleminonin një rrezik serioz të sigurisë që u kanoset nga Adobe Flash.

Sa i përket reklamuesve që përdorin Google AdWords, Google po i ndihmon që të konvertojnë reklamat nga Flash në HTML5.

Me pak fjalë, Adobe Flash do të zhduket terësisht nga shfletuesin tanë së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>