Adobe arnoi një vrimë sigurie në Flash pas përdorimit në sulme me “Ransomware”

Publikuar më: 08-04-2016

Picture illustration shows Adobe company logos, in ViennaAdobe arnoi një vrimë sigurie në softuerin popullor të internetit, Flash, ditën e Enjte e cila po shfrytëzohej për të dërguar “ransomware” tek kompjuterat Windows.

Kompania paralajmëroi më shumë se një miliard përdorues të Flash në Windows, Mac, Chrome dhe Linux duke kërkuar urgjentisht përditësimin në versionin më të fundit të softuerit.

Ransomwaret janë softuerë të cilët enkriptojnë të dhënat e përdoruesve dhe pastaj kërkojnë nga 200 deri në 600 dollar për ti dekriptuar ato. Prodhuesi i njohur japonez i softuerëve të sigurisë, Trend Micro, bëri të ditur se kishte paralajmëruar Adobe rreth këtij rreziku dhe se dobësia e sigurisë është përdorur në sulme për të infektuar kompjuterat me ransomware “Cerber”.

Këto skema si rasti më i fundit i Cerber, kanë lulëzuar muajt e fundit kjo falë sofistikimit në rritje të teknikave të hakerave. “Shfrytëzimi i dobësive të sigurisë të panjohura për prodhuesit e softuerit nga kriminelët kibernetik është një tregues i qartë i avancimit të tyre,” u shpreh një zëdhënës i FireEye. “Ne kemi vëzhguar raste kur këto dobësi janë përdorur për të dërguar ransomware në të kaluarën por kanë qenë të rralla.”

Përditësimi më i fundit i Adobe gjithashtu rregullon edhe disa dobësi sigurie prezent në të kaluarën në Adobe Flash. Të tilla dobësi u kushtojnë shumë prodhuesve sepse është shumë e vështirë mbrojtja ndaj tyre. Zakonisht ato përdoren gjerësisht nga agjensitë shtetërore të përgjimit kibernetik. (PCWorld Albanian)

Adobe arnoi një vrimë sigurie në Flash pas përdorimit në sulme me “Ransomware”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)